Qalaj akuzoi Sveçlen se lajmëroi kriminelët për operacionin kundër drogës, habitet pse prokuroria nuk e intervistoi ministrin

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 09:21
Qalaj akuzoi Sveçlen se lajmëroi kriminelët për operacionin kundër drogës, habitet pse prokuroria nuk e intervistoi ministrin

Ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj, ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlen, i cili sipas tij po përzihet në punët e policisë duke u shkaktuar telshe serioze atyre.

Me përfshirjen e tij në punë që i takojnë policisë por jo ministrit, Sveçla sipas Qalës, ka dëmtuar aksionet dhe ka njoftuar kriminelët para se organet e rendit të nisin aksionin.

Deputeti i PDK-së, ka thënë  se prokuroria është dashur të marr në pyetje ministrin e brendshëm pasi ai ka treguar një natë më parë për një aksion kundër droges.

“Këtu është fatkeqësia më e madhe kur ministri plason informacione për policinë e Kosovës. Ministrat t’i lanë institucionet në punë e vet e mos tentojnë të marrin informata dhe më pas të bajn gabime dhe të lajmërojnë për operacione për drogë sic ka bërë ky ministër që ka qenë gabim i madh. Për qudi prokuroria nuk e ka marrë në pyetje. Ju e mbani mend që ka thënë në faqebook se nesër do të ketë një operacion të madh që ka qenë kundër drogave. Pse ministri me tregu? Mas pari ministri nuk duhet me ditë këto informacione. Është shumë jo profesionale dhe e dëmshme. Ai s’duhet me e pasë fare këtë informatë”, ka thënë Qalaj në Frontal.

(Kosova Sot Online)