Ministria e Jashtme e Ukrainës publikon humbjet e Rusisë në ushtri dhe makineri

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 10:57
Ministria e Jashtme e Ukrainës publikon humbjet e Rusisë në ushtri dhe makineri

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar disa të dhëna për humbjet e ushtrisë ruse gjatë agresionit në territorin e saj.

Sipas këtyre pretendimeve, forcat okupuese ruse kanë humbur 9000 persona dhe qindra mjete ushtarake të shkatërruara.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për herë të parë ka raportuar për humbjet që i ka pësuar në Ukrainë, por kjo shifër është dukshëm më e vogël sesa pretendimet e Ukrainës.

Rusia tha se 498 ushtarë të saj janë vrarë dhe 1597 janë plagosur.

(Kosova Sot Online)