Ukrainasit bllokojnë përparimin e rusëve drejt termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

  • E. /
  • 03 March 2022 - 12:27
Ukrainasit bllokojnë përparimin e rusëve drejt termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

Një turmë e ukrainasve ua ka zënë rrugën forcave ruse në drejtim të centralit bërthamor në qytetin Enerhodar.

Siç shkruan The Guardian, në këtë mënyrë ukrainasit po mundohen që të bllokojnë përparimin e forcave ruse drejt termocentralit më të madh në Evropë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale nga një zyrtar ukrainas tregojnë njerëz – disa që mbajnë flamuj ukrainas – të mbledhur rreth barrikadave të makinave, kamionëve, gomave dhe thasëve me rërë.

Enerhodar është shtëpia e Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. 

Videon mund ta shikoni në këtë LINK.

(Kosova Sot Online)