Fluksi i refugjatëve ukrainas, Çekia shpall gjendje emergjente

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 12:44
Fluksi i refugjatëve ukrainas, Çekia shpall gjendje emergjente

Qeveria çeke ka shpallur gjendje emergjente nga e premtja në pritje të fluksit të madh të refugjatëve që po largohen nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, raporton CNN.

“Ne po e implementojmë për arsye teknike, ashtu që të mund ta përballojmë fluksin e refugjatëve”, ka thënë kryeministri çek Petr Fiala.

Gjendja emergjente do të jetë në fuqi për 30 ditë, por mund të vazhdojë nëse është e nevojshme.

(Kosova Sot Online)