U raportua se i kërkoi Rusisë që ta shtyjë invazionin, reagon Kina

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 12:53
U raportua se i kërkoi Rusisë që ta shtyjë invazionin, reagon Kina

Kina e ka hedhur poshtë një raport të inteligjencës perëndimore që tregon se zyrtarët e këtij shteti i kanë kërkuar Rusisë që të priste derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, përpara se të fillonte pushtimin e Ukrainës.

Siç shkruan CNN, Ministria e Jashtme e Kinës e ka quajtur historinë “krejtësisht të rreme” dhe një përpjekje për të “tërhequr vëmendjen dhe fajin”.

CNN ka raportuar më herët se sipas informacioneve nga një burim i njohur me inteligjencën, se zyrtarët amerikanë e shohin gjerësisht raportin si të besueshëm, por të dhënat e tij janë të hapura për interpretim.

Ekzistenca e raportit u publikua për herë të parë nga New York Times.

“Ne shpresojmë që ata që janë përgjegjës për krizën duhet të reflektojnë mbi rolin e tyre në krizën e Ukrainës, të marrin përgjegjësitë e tyre të duhura dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të lehtësuar situatën dhe për të zgjidhur çështjen, në vend që të fajësojnë të tjerët,” tha zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin në një konferencë. 

(Kosova Sot Online)