PDK kundër Fondit të FSK-së/ Shpërthen Naim Miftari: Keni vjedhur mbi 3.5 miliardë euro!

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 13:29
PDK kundër Fondit të FSK-së/ Shpërthen Naim Miftari: Keni vjedhur mbi 3.5 miliardë euro!

Partia Demokratike e Kosovës sot është shfaqur kundër vendimit të Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Reagimi vjen në ditën edhe kur u hap llogaria bankare dhe në të u derdhën mijëra eurove donacione.

Krijimin e këtij fondi, PDK e sheh si paaftësi të Qeverisë Kurti për të kuptuar sigurinë kombëtare dhe përpjekje tjetër për tu dukur se po bëjnë diçka.

Mirëpo, PDK-së i ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një  postimi në Facebook, shkruan se, PDK-ja me partitë tjera që nga paslufta kaën vjedhur mbi 3.5 miliardë euro.

Ai thotë se po të mos ishin këto vjedhje atëherë FSK-ja do të kishte helikopterë, qindra tankse e aeroplanë.

Reagimi i plotë:

Shumë thënie e vërtetë nga PDK-ja, por sikur mos ta vidhnit ju nga 1999 deri 2022 Kosovën, ju PDK me ato partitë haverat e juaj të hajnisë mbi (3.5 milardë euro të vjedhura) me LD, AAK, Nisma, AKR .... dhe mos harroni vetëm nga kartoni i gjelbër i keni vjedh mergimtarët tanë mbi  280 milionë euro, sot ushtria e Kosovës do të kishte Aeroplanë F16, helikopterë Kobra ose Tiger, qindra tanke Amrahams A/1 ose Lepoard A/6 ndoshta edhe Markava 4 dhe një ushtri prej dhjetëra mijëra ushtarësh të trajnuar dhe e armatosur deri në dhamb!

(Kosova Sot Online)