Boris Johnson: Britania është e palëkundër në mbrojtjen e aleatëve të NATO- s

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 13:37
Boris Johnson: Britania është e palëkundër në mbrojtjen e aleatëve të NATO- s

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është takuar me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Estoni. Në shtetin baltik që është anëtar i NATO-s dhe kufizohet me Rusinë, Britania e Madhe e ka dyfishuar praninë e trupave të saj në këtë shtet pas agresionit rus në Ukrainë.

Boris Johnson përmes një video-adresimi ka thënë se Britania është e vendosur dhe e palëkundur për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

“Vendosmëria e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s është absolute dhe e palëkundur. Kryeministri u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Estoni këtë javë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dyfishon angazhimin e trupave të saj NATO”, thuhet në postimin në llogarinë zyrtare në Twitter të kryeministrit britanik.

(Kosova Sot Online)