Biznesmeni rus ofron shumën e majme për kapjen e Putinit (i gjallë ose i vdekur)

  • G.G /
  • 03 March 2022 - 16:18
Biznesmeni rus ofron shumën e majme për kapjen e Putinit (i gjallë ose i vdekur)

Një biznesmen rus ka vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për çdo oficer ushtarak që mund ta sjellë  presidentit rus Vladimir Putin të gjallë, ose të vdekur.

Me anë të një postimi në Facebook, Alex Konanykhin, biznesmeni me bazë në Kaliforni tha se:

“Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, të arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare.”

Konanykhin pretendoi se Putini kishte shkelur kushtetutën ruse duke “eliminuar zgjedhjet e lira” dhe “duke vrarë kundërshtarët e tij”.

“Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e shoh si detyrën time morale të lehtësoj denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj ndihmën time për Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të Putinit,” tha Konanykhin.

Edhe pse pak më vonë atij iu fshi postimi, duket se dëshira e tij për “kapjen” e Putinin e ka bërë atë që ta ripostojë njoftimin.

Konanykhin i tha për gazetën “Insider” se:

“Nëse mjaft njerëz të tjerë bëjnë deklarata të ngjashme, kjo mund të rrisë shanset që Putin të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë”.

Biznesmeni rus tha se nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 1992. Kur u pyet nëse i frikësohej hakmarrjes nga Putini, biznesmeni tha:

“Putini njihet për vrasjet ndaj kundërshtarëve të tij. Ai ka miliona prej tyre tani.“

(Kosova Sot Online)