Dëmtohet një varrezë në Lipjan

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 10:40
Dëmtohet një varrezë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për dëmtimin e një varreze në Lipjan.

Për rastin në polici ka njoftuar një person.

Sipas policisë ai ka thënë se i është dëmtuar pllaka e varrit të prindit të tij.

Rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 03.03.2022 – 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë dëmtuar pllakën e varrit prindit të tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)