Ç’thotë horoskopi për Vladimir Putin, pikat e forta dhe të dobëta të presidentit rus

  • G.g /
  • 04 March 2022 - 10:53
Ç’thotë horoskopi për Vladimir Putin, pikat e forta dhe të dobëta të presidentit rus

Ne të gjithë kemi lindur me një “tabelë magjike” që përcakton se kush jemi ne astrologjikisht. Tabela e lindjes (birth chart) na tregon se kush jemi ne në të gjitha aspektet. Presidenti rus Vladimir Putin është shenja e Peshores me ashendent Akrepin, dhe horoskopi na tregon cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të tij.

Presidenti Vladimir Putin është shenja e Peshores me Diellin në lidhje të fortë me Saturnin në shtëpinë e 12-të. Kjo lidhje tregon shumë për personalitetin e tij ku një shenjë si ai është më i fuqishëm kur të gjithë mendojnë se gjithçka ka marrë fund.

Megjithatë, fuqia e tij është në fakt diçka e paparashikueshme, shkruan “NajZena.rs”, pasi fusha e 12-të flet pikërisht për potencialet që një person fsheh thellë brenda vetes.

Gjithashtu kjo fushë ka një rëndësi të madhe në horoskopin e tij sepse aty ndodhen Neptuni dhe Mërkuri, gjë që i jep një lloj misteri dhe që njerëzit e perceptojnë si një enigmë të madhe.

Nga ana tjetër, ashendenti i tij Akrep, ndikon në distancën e tij në raport me mjedisin dhe ngjarjet.  Kjo shpjegon kështu racionalitetin dhe qetësinë e tij në zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe situatave.

Plutoni, i cili është në krye të shtëpisë së 10-të, është sunduesi i shenjës së tij, ku flet për karrierën dhe ambiciet. Sipas horoskopit që nga fëmijëria presidenti Putin ka qenë i fokusuar tek suksesi dhe ambiciet.

Marsi i tij është në shenjën e Shigjetarit, i cili flet për nevojën e madhe për liri dhe prova. Kjo tregon forcën e tij mashkullore përmes një sensi të madh drejtësie, lidhjes me natyrën dhe kafshët.

Marsi me Plutonin i japin atij një ndjenjë të madhe të realitetit dhe e udhëheqin të drejtojë energjinë e tij të brendshme në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për sa i përket emocioneve, ato përfaqësohen nga Hëna në shenjën e Binjakëve, e cila flet për mendime shumë inteligjente, por nxitimi i Binjakëve ndonjëherë mund të jetë një pikë e dobët kur bëhet fjalë për emocionet. Reagimet e nxituara mund të jenë fatale për disa vendime.

Përveç këtyre situatave, kur bëhet fjalë për reagimet emocionale, ai është shumë i qëndrueshëm, reagon shpejt dhe nuk e lejon veten të rrëmbehet nga emocionet kur i duhet të marrë një vendim.

Hëna ndodhet në fushën e tetë, dhe flet për ngjarje shumë të rëndësishme jetësore të cilat vijnë falë punës dhe politikës. Nga ana tjetër, kjo hënë përfaqëson njerëzit me horoskopin e liderit, që në këtë rast përfaqësojnë nevojën e madhe për të luftuar për njerëzit e tyre.

Por, ai mund të jetë edhe një kundërshtar shumë i rrezikshëm, pasi shenja e Akrepit tregon se ai nuk harron kurrë dhe rrjedhimisht është shumë hakmarrës.

(Kosova Sot Online)