Rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore ne Çerniv

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 10:56
Rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore ne Çerniv

Autoritetet rajonale në Ukrainë kanë thënë se 47 persona kanë vdekur nga sulmet ajrore të enjten në qytetin Çerniv.

Ekipet e shpëtimit është dashur të ndalin punën për shkak të sulmeve të mëdha, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Një total prej 148 personave, kryesisht civilë kanë vdekur prej nisjes së sulmeve në këtë rajon, ka thënë autoritetet lokale.

Ky qytet me 300,000 banorë është në veri të shtetit, afër kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë./rel

(Kosova Sot Online)