Joe Biden bëhet viral në SHBA pasi shfaqet me një shenjë në ball, zbulohet se çfarë është

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 11:14
Joe Biden bëhet viral në SHBA pasi shfaqet me një shenjë në ball, zbulohet se çfarë është

Presidenti amerikan, Joe Biden, është bërë cak i një debati të madh në Amerikë pasi në një prononcim për media nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej për një fjalim në Universitetin e Wisconsin-Superior, është shfaqur me një shenjë në ballë.

Siç shkruanThe Independent çfarëdo që thoshte Biden nuk merrete interesimin e gazetarëve, pasi të gjithë kishin fokusin tek shenja në ballin e presidentit.

Megjithatë nga gazeta amerikane thonë se një debat i tillë bëhet sa herë që mbahet festa tradicionale të krishterëve tradicionale cila quhet si e “Mërkura e Hirit”,ku njerëzit vendosin hi në ballë në formë të një kryqi.

Rast i njejtë me Joe Biden kishte ndodhur edhe në vitin 2010 kur ishte zv. president. Një gazetare britanike kishte aluduar se Biden mund të ishte rrëzuar dhe të ishte lënduar, megjithatë më pas kishte kërkuar falje pasi ishte sqaruar situata.

Biden me 2 shkurt kishte njoftuar edhe vetë se do t’i bashkohej kësaj feste tradicionale të krishtere.

(Kosova Sot Online)