E rrallë: Një shtet mban tubim në përkrahje të agresionit rus

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 12:03
E rrallë: Një shtet mban tubim në përkrahje të agresionit rus

Partia komuniste e Armenisë ka mbajtur një tubim në përkrahje të presidentit Putin dhe agresionit rus në Ukrainë.

Televizoni Nexta ka publikuar pamje të tubimit ku pjesëmarrës ishin edhe ish-oficerë ushtarakë të Bashkimit Sovjetik të cilët mbështesnin invazionin e Rusisë në Ukrainë.

“Partia komuniste e Armenisë dhe Unioni i Oficerëve Sovjetikë mbajtën një tubim në përkrahje të agresionit ushtarak të Rusisë”, thuhet në postim.

Armenia ishte njëra nga shtetet e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike(BRSS) deri në vitin 1991 kur shpalli pavarësinë.

(Kosova Sot Online)