“Stafi i centraleve bërthamore në Ukrainë po mbahet peng”

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 08:18
“Stafi i centraleve bërthamore në Ukrainë po mbahet peng”

Stafi i centraleve bërthamore ukrainase, në Zaporizhja dhe Çernobil, po mbahet peng nga forcat ruse, dhe po punon nën kërcënimin e armëve, sipas ish-udhëheqësit të inspektoratit bërthamor në Ukrainë. Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh. U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

(Kosova Sot Online )