Ukraina nis një “luftë” të re me Coca Colën

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 09:16
Ukraina nis një “luftë” të re me Coca Colën

Shteti ukrainas ka nisë një “luftë” të re me gjigantin e pijeve CocaCola pasi kjo kompani ka refuzuar të ndalojë operimin në Rusi siç kanë bërë shumë prej kompanive perëndimore shkaku i agresionit rus në Ukrainë. Supermarketet e mëdha në Ukrainë kanë filluar me bojkotimin e produkteve të pijës më të famshme në botë dhe u kanë bërë thirrje edhe zinxhirëve të tjerë të shitjes që të mos shesin CocaColën.

Njëri nga zinxhirët më të mëdhenjë të shitjes, Fozzy Group ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e produkteve të CocaColës dhe kjo vjen si arsye e kompanisë CocaCola që të vazhdojë tregtinë me Rusinë pavarësisht invazionit ushtarak në Ukrainë. Madje një faqe zyrtare e Ukrainës në Twitter ka ilustruar shishet e CocaColës në formë të bombave që hidhen nga aeroplanët rusë në Ukrainë. Shumë kompani të mëdha perëndimore kanë marrë vendim që të mos operojnë në tregun rus pas agresionit në Ukrainë, e disa nga to janë janë Apple, Disney, Nike, Google, Ikea, Shell, Boeing, Daimler, Ford, Mercedes. Renault, Volksëagen, Airbnb etj.Rusia ndërkaq ka marrë vendim që të mbyllë Facebookun në shtetin rus.

(Kosova Sot Online )