Rusinë e bojkoton edhe kompania e famshme e veshjeve

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 13:54
Rusinë e bojkoton edhe kompania e famshme e veshjeve

Kompania e veshjeve ZARA ka pezulluar përkohësisht aktivitetin në Rusi, raporton AFP.

Gjiganti spanjoll ka njoftuar se do t’i mbyllë përkohësisht 502 dyqanë në tërë Rusinë dhe dyqanin e shitjeve online.

Kjo vjen si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, ku dhjetëra kompani perëndimore kanë vendosur të pezullojnë operimin në Rusi.

(Kosova Sot Online)