Rrëfimi i Arsim Gërxhaliut, ruan mustaqet dhe një dhëmbë të Komandantit Adem Jashari

  • G.G /
  • 05 March 2022 - 14:47
Rrëfimi i Arsim Gërxhaliut, ruan mustaqet dhe një dhëmbë të Komandantit Adem Jashari

Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 99 një tjetër sfidë për familjen Jashari, villain e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Rifatin dhe nipërit e tij, Muratin, Bekimin dhe Lulzimin, ishte identifikimi i varrëve të 59 anëtarëve të vrarë në betejen e marsit, të cilët ishin varrosur pa praninë e tyre.

Rreth tri vite më vonë Rifati bashkë me nipërit e tij vendos që të rihap sërish varrët për të larguar një breng të madhe, më saktësisht në vitin 2002 me ndihmen e doktorit Arsim Gerxhaliu.

“Fillimisht menjëherë pas luftës filloi krijimi i komisionit për personat e pagjetur, na erdhi në ndihmë edhe një fotografe e cila na ka përcjellur për vite të tëra për të zën krimet e bëra në Kosovë dhe në atë kohë kur vizitoja ato varre pas 7 me epitafe me N/N pastaj aty filluan të përhapen fjalë se mund të jetë komandati në fjalë, pastaj aty u gjet edhe një pjesë e dokumentacionit që ishte bërë skicimi në ish institutin e mjekësisë ligjore”, tha për Expose Gerxhaliu.

Dy dekada më vonë, Gërxhaliu ka rrëfyer punën e tij në identifikimin e trupave të vrarë në betejen e Prekazit dhe përjetimet e tij emocionale.

“Në vitin 2002 ishte një amulli një si frikë, ishte koha e administratës së UNMIK ku na u lejua hapja dhe vërifikimin me analizat e ADN. Ka qenë e vështirë, ishte koha kur edhe si mjek i ri me 3 vjet përvojë, në atë kohë hapnim çdo ditë varreza, ata i kryen diku mbi 4 mijë raste, ndërsa ne punonim në disa varreza më të vogla. Në fillim erdhën edhe dy ekipe nga Tirana nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pa mjete, ku veç u vendos të fillohej puna në Prekaz e tëra ka fillu me vullnet. Çështja në fillim ishte se a ti marrim në institut ti punojmë por kërkesa e familjarëve ishte që të punohet aty, me ndihmen e ushtarëve u vendosen tendat, tentonim ta xhironim çdo pjesë të punës, punë efektive kemi pasur 13 ditë rresht. Përveç nderit që mu besu, ishte edhe frika, thjeshtë ishte në kontakt me historinë dhe normal të bënte të frigoheshe ndaj saj. Isha në një sfidë dhe në një luftë me vetvetën dhe profesionin dhe gjetjet se çfarë do të haset në varreza. E mbaj mend ditën e parë kur u hap varri i parë i Bacës Shaban, unë nuk do ta harroj kurrë Muratin i cili më vërejti që jam pak sa i… Më tha doktor je ka hyn me një punë që.. po të kuptoj gjendjen por po hyn me një njet të mirë dhe do të dalësh mirë. Ata neve na jepnin forcë. Nuk janë të rastësishëm ata”, u shpreh ai.

Për gjatë gjithë kohës sa po bëhej identifikimi i trupave, aty kishte qëndruar edhe Rifat Jashari, tani kryeplaku i kësaj familje emblematike.

“Familjarët ishin prej fillimit aty, Baca Rifat ka qenë nga momenti i parë, ai ka qenë përcjellës në çdo rast dhe e bëm një protokoll ku përcillej nga dy ushtarë të TMK, ky rast është bërë në këtë formë”, tha ai.

Doktori Arsim Gerxhaliu, me krenari të lartë përshkruan punën 7 orëshe me trupin e Komandantit legjendar Adem Jashari, të cilit në fund ia kishte puthur kafkën, ndërkohë që rrëfen për një fenomen të veçantë natyror që kishte ndodhur në kohnë e rivarrimit.

“Komandantin e kam punuar diku 7 orë dhe në fund i ktheva në pozitën anotomike, i kemi pastru mirë dhe doja të jap maksimumin nga vetja, vizllima e ballit me tërhoqi dhe e putha në ballë. Më ndodhen disa gjëra që në jetë nuk e kisha besu se ndodhin, në 13 ditë na ka përcjellur shiu, por pasi e varrosem u ndal shiu dhe doli dielli, ndërkaq pas asaj kohe pastaj filloi me ra prap shi”, deklaroi ai.

Pasi ua hoqi brengën e madhe, Gërxhaliut ju besua rënditja e varreve të 59 anëtarëve të familjes Jashari, të cilët u flijuan në mbrojtje të vendit.

“Vendosëm që rëndi i parë, i bëm disa figura duke tentuar të lëm diçka, duke e ditur se do të jetë një vend i shenjtë për shqiptarët, dhe thjeshtë mendonim të bënim diçka të mirë, atëherë si përfundim vendosem që ti bëjmë tri rende, në rendin e parë Baca Shaban është i pari, pastaj është Hamza, Ademi dhe nëna, dy prindërit bashkë, në mes dy trimat e tyre, pastaj vin nuset e vëllazërive, pastaj në mes vin vajzat e vëllazërive sipas moshës deri tek Blerina që ishte 7 vjeçare, pastaj në anën tjetër Fitimi, ndërkaq në mes takohen dy me të vegjëlit, Blerina dhe Blerimi”, rrefeu ai.

Nga ajo kohë doktori Arsim Gërxhaliu ruan me fanatizëm një pjesë të mustaqeve të Komandatit Adem Jashari dhe një nga dhëmbët e tij.

“Normal që ne e dimë që pjesët e buta të organizmit shkatërrohen të parat, por edhe me qenë se ishte ne fazën e skeletizimit ato ishin afër kafkës, unë shpreha dëshirë ta kem një dhëmbë të tij dhe një pjesë të mustaqeve të Komandatit”, tha doktori Gërxhaliu.

(Kosova Sot Online)