Dita e dhjetë e luftës, krejt çka ka ndodhur sot

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 15:08
Dita e dhjetë e luftës, krejt çka ka ndodhur sot

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e dhjetë. Më poshtë, mund të lexoni disa prej zhvillimeve kryesore të ditës së sotme:

Në orët e para të së shtunës u raportua se helikopterët rusë kanë sulmuar qytetin e Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.

Autoritet në Ukrainë njoftuan se mbi 66 mijë e 200 burra ukrainas janë kthyer për të luftuar në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina u pajtuan për një armëpushim të përkohshëm, në mënyrë që qytetarët të evakuohen nga dy qytete ukrainase.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha të shtunën më 5 mars se deri në 9 mijë qytetarë ukrainas mund të largohen nëse armëpushimi qëndron.

Zyrtarë të Ukrainës i bën thirrje Rusisë që të mos e keqpërdor armëpushimin.

Evakuimi i qytetarëve nga Mariupoli fillojë në orët e paradites, mirëpo u shty për shkak se siç njoftuan zyrtarët ukrainas, forcat ruse kanë vazhduar granatimet në këtë rajon.

Sipas të dhënave nga shteti polak, afër 800 mijë refugjatë ukrainas të ikur nga lufta që ka filluar më 24 shkurt, kanë arritur në Poloni.

(Kosova Sot Online)