Kuvendi mban sot dy seanca të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 08:31
Kuvendi mban sot dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca të jashtëzakonshme.

Fillimisht duke nisur nga ora 12:00, do të mbahet seancë për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Kurse, në orën 14:00, është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të debatohet lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

(Kosova Sot Online)