Me këtë fotografi të klasës së tij Haradinaj e uron 7 marsin

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 12:38
Me këtë fotografi të klasës së tij Haradinaj e uron 7 marsin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar festën 7 marsin-ditën e mësuesit.

Me këtë rast ai ka publikuar edhe një fotografi të tij nga klasa e katërt bashkë me mësuesit dhe nxënësit e klasës.



Njoftimi i plotë:

Në këtë ditë të shënuar, kujtoj gjithë ata mësues që i dhanë dije këtij Kombi. Mësuesit shqiptarë ndër breza, kishin mision të vështirë, sepse Shkolla Shqipe ishte edhe vatër e dijes, por edhe kështjellë e rezistencës kombëtare!

LEXO EDHE:

Më në fund, banimi kolektiv drejt rregullimit me ligj

Mësuesit edhe sot mbeten të shenjtë ndër ne, prandaj shoqëria shqiptare duhet t’i trajtojë me respekt e dinjitet, në secilën ditë të punës e jetës së tyre! Të mos kujtohemi vetëm me 7 mars!

Me këtë rast e në shenjë respekti, po e sjell për ju edhe një fotografi nga klasa ime e IV, ku janë edhe mësuesit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj.

(Kosova Sot Online)