Autobusët në Kosovë i shtrenjtojnë biletat

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 15:52
Autobusët në Kosovë i shtrenjtojnë biletat

Deri dje, qytetarët kishin paguar 1 euro në relacionin Mitrovicë-Prishtinë me autobus.

Që nga sot, çmimet kanë lëvizur edhe për këtë metodë transporti.

Gazeta ka siguruar marrëveshjen në mes të kompanive, të cilat janë marrë vesh që bileta të shtrenjtohet për 0.50 euro.

Tani qytetarët që udhëtojnë nga Mitrovica në Prishtinë e anasjelltas, do të paguajnë 1,5 euro.

Duhet theksuar se javë më parë u shtrenjtuan edhe udhëtimet me kombi-bus.

Image

(Kosova Sot Online)