OKB nxjerr shifrat e fundit të civilëve të vrarë në Ukrainë

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 17:06
OKB nxjerr shifrat e fundit të civilëve të vrarë në Ukrainë

Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të hënën, raporton CNN.

801 civilë të tjerë janë lënduar, tha OHCHR.

OHCHR e ka pranuar se shifrat reale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshëm më të larta”.

Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me orën lokale më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 marsit 2022, tha OHCHR.

(Kosova Sot Online)