Rusia infiltron Shërbimin Sekret në rajonet e okupuara të Ukrainës për të shuar rezistencën

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 09:44
Rusia infiltron Shërbimin Sekret në rajonet e okupuara të Ukrainës për të shuar rezistencën

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka deklaruar se Shërbimi Sekret rus(FSB) është infiltruar në rajonet e okupuara për të shuar rezistencën në mesin e popullit ukrainas.

Përmes një postimi në Facebook të kësaj ministrie thuhet se Shërbimi Sekret rus është duke përdorur metoda psikologjike për të frikësuar popullatën.

“Në territoret që janë pushtuar përkohësisht nga armiku në rajonet Kherson dhe Mykolayiv, pas 24 shkurtit 2022, pushtuesit përdorin njësi të operacioneve psikologjike për të ndikuar në popullsinë lokale. Sipas informacioneve të disponueshme, janë krijuar deri në 10 grupe taktike të operacioneve psikologjike me detyra që lidhen me kryerjen e punës propagandistike me popullsinë vendase. Pushtuesit po frikësojnë popullsinë e pjesës veriore të territorit të pushtuar përkohësisht të Republikës Autonome të Krimesë pas ofensivës së Forcave të Armatosura të Ukrainës. Për më tepër, Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse po krijon atje grupe pune për të punuar me popullatën, veçanërisht për të identifikuar rezistencën”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)