Kurti: Gratë nuk punojnë vetëm për gratë por ato punojnë edhe për burrat

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 10:17
Kurti: Gratë nuk punojnë vetëm për gratë por ato punojnë edhe për burrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore.

Kurti këtë deklarim e bëri në ngjarjen e zhvilluar sot me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.

Kurti tha se për të arritur rezultate të mira është e domosdoshme barazia në fillim të shtetit.

Përderisa gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore, Kurti tha se ato janë thelbësore për të nxitur drejt zgjidhjes së tyre.

“Gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë, merren me politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështje gjinore. Gratë nuk punojmë vetëm për gratë por ato punojnë po ashtu edhe për burrat. Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë e shkolluara”, tha ai.

Kryeministri Kurti shtoi se në fokus është ngritja e ndërgjegjësimit të prindërve, e sidomos sa i përket rolit të baballarëve në rritjen e mirëqenies dhe edukimit të fëmijëve.

“Gjithashtu në këtë qasje të barabartë po punojnë që fëmijët e vegjël të rriten dhe të socializohen në vlera që promovojnë pranimin, gjithëpërfshirjen, e sidomos barazinë gjinore. Edhe në rilindjen tonë kombëtare kemi vepra me kryepersonazhe gra”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)