KQZ mban mbledhje sot, pritet të marrë një vendim për Rusinë dhe Bjellorusinë

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 10:28
KQZ mban mbledhje sot, pritet të marrë një vendim për Rusinë dhe Bjellorusinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku pritet të vendos për votimin për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO).

Mbledhja do të fillojë nga ora 13:30.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 8 mars 2022, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)