Gjashtë vjet burgim shoferit të autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 10:53
Gjashtë vjet burgim shoferit të autobusit nga Kosova për aksidentin e rëndë në Kroaci

Me gjashtë vjet burgim është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë në korrik të vitit të shkuar, e në të cilin aksident vdiqën 10 persona.

Vendimi është marrë nga Gjykata e kësaj komune. Sipas mediumit kroat “24sata”, nuk do të apelojë vendimin.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

Pos 10 të vdekurve, 45 persona tjerë ishin lënduar, ndërsa 15 nga ta kishin pësuar lëndime serioze.

(Kosova Sot Online)