Në Kosovë çmimi i naftës pritet të shkojë në 2 euro

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 11:01
Në Kosovë çmimi i naftës pritet të shkojë në 2 euro

Kështu ka paralajmëruar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, pasi sipas tij, këtë rritje po e imponon konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë dhe reduktimi i prodhimit në organizatën prodhuese.

“Trendi është duke treguar se do të rriten çmimet dhe do të arrijnë 2 euro, në Shqipëri veç ka mbërri 2.20, kështu që kjo pritet të jetë edhe në Kosovë”, tha Berjani për Ap.

Sipas tij, këto janë çmime ekstreme, lufta e ka bërë të veten, çmimet janë enorme të shtrenjta dhe janë duke u shtrenjtuar në çdo moment”.

(Kosova Sot Online)