E shfrytëzoi të miturën për punë të detyruar, arrestohet mitrovicasi

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 13:03
E shfrytëzoi të miturën për punë të detyruar, arrestohet mitrovicasi

Është arrestuar në Mitrovicë një person nën dyshimin se e ka shfrytëzuar për punë një të mitur në lokalin e tij, duke ia keqpërdorur pozitën e ndjeshme gjatë shkurtit të këtij viti.

Siç njofton Policia, i dyshuari u arrestua të hënën në ora 9:20, për veprën penale “trafikim me njerëz”.

“Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se e dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare. Hetimet intensive ndaj të dyshuarit kanë rezultuar më sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajte viktimën e mitur ne kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për pune të detyruar duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurte 2022”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuari me vendim të prokurorit u dërguar në ndalim prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)