Prokuroria e specializuar kërkon gjashtë vite burg për Gucatin dhe Haradinajn

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 15:05
Prokuroria e specializuar kërkon gjashtë vite burg për Gucatin dhe Haradinajn

Prokuroria e specializuar e Kosovës, me seli në Hagë, ka kërkuar nga gjykata që të dënojë kryetarin dhe nënkryetarin e Shoqatës së Veteranëve të ish-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj me dënime të vetme prej gjashtë vjetësh burgim dhe gjobë prej 100 euro, nën akuzën e pengimit të procedurës para kësaj gjykate dhe frikësimit të dëshmitarëve.

Në parashtresën e saj përfundimtare në gjykatë, prokuroria theksoi se vetëm dënimi me burg është i mjaftueshëm për sjelljen e të akuzuarit dhe se vetëm ai mund të parandalojë kryerjen e krimeve të ngjashme.

Për të pasqyruar të gjithë sjelljen kriminale të të akuzuarit, Prokuroria e Specializuar kërkon një dënim të vetëm për secilin të akuzuar nga gjashtë vjet burg dhe 100 euro gjobë. Mospagesa e gjobës në afatin e caktuar, duhet të rezultojë me një zgjatje të dënimit me burgim për një muaj, thuhet në përmbledhjen e fundit prej 156 faqesh të prokurorisë.

(Kosova Sot Online)