Protestuesit kundër luftës në Ukrainë rrahen brutalisht nga policia në Rusi

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 15:22
Protestuesit kundër luftës në Ukrainë rrahen brutalisht nga policia në Rusi

Qytetarët rusë kanë protestuar në mënyrë paqësore në Shën Petersburg të Rusisë kundër luftës në Ukrainë, por të njëjtit janë rrahur brutalisht nga policia e Vladimir Putinit.

Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore ka postuar fotografi dhe video-incizime nga protesta e sotme në Shën Petersburg dhe arrestimet e qytetarëve nga policia.

Nga pamjet shihet një protestues i rrethuar nga një grup i policëve të cilët e rrahin atë vazhdimisht duke e goditur me shkopinj gome.

(Kosova Sot Online)