Vetëm 463 doza të vaksinës kundër Covid-19 u dhanë në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 15:50
Vetëm 463 doza të vaksinës kundër Covid-19 u dhanë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Sipas MSh-së nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës kundër Covid-19.

817.578 qytetarë i kanë marrë të dy dozat.

Ndërkaq 98.286 qytetarë kanë marr dozën përforcuese dhe dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Njoftimi i plotë:

08 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.816.266 doza të vaksinës.

 Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 868 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 188 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696.

 Në total numri i rasteve aktive është 864.


(Kosova Sot Online)