Flora Brovina flet për sfidat e gruas shqiptare në Kosovë në vitet e 90’ta

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 20:10
Flora Brovina flet për sfidat e gruas shqiptare në Kosovë në vitet e 90’ta

Ish-deputetja, Flora Brovina, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka treguar  sfidat me të cilat është përballur gruaja shqiptare në Kosovë në vitet e 90’ta. Thotë se ishin ato që ngritën zërin kundër padrejtësisë.

“Vetë fakti që Kosova ishte në robëri, kjo ishte sfidë e madhe dhe si grua e si nënë, me shoqet e mia tërë kohën mendoheshim se si t’i dalim zot vendit”, thotë Brovina.

Mjekja, aktiviste e hershme në fushën e të drejtave të njeriut, thotë se e kundërshtuan shkuarjen e djemve shqiptarë në ushtrinë jugosllave, pasi atje ata po vriteshin.

Ne gratë e ngritëm zërin se djemtë tanë nuk guxojnë t’i shërbejnë më armatës, duhet të dezertojnë dhe të ikin në çfarëdo mënyre dhe të shpëtojnë”, tha Brovina.

“Kjo ka qenë një sfidë ku kam mund të burgosem ose të kem ndonjë pasoj tjetër”, tregoi ajo.

(Kosova Sot Online)