Si u arrestua Brovina nga regjimi i Millloshevqit, flet për herë të parë aktivistja për të drejtat e grave

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 20:16
Si u arrestua Brovina nga regjimi i Millloshevqit, flet për herë të parë aktivistja për të drejtat e grave

Ish-deputetja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Flora Brovina, ka treguar për herë të parë se si ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe u burgos me dënim 17 vjet.

Ajo  ka treguar se ka qenë pjesë e njësiteve guerile dhe se është krenare për aktivizmin e saj.

“Realisht kam qenë ushtare e njësitit gueril. E them për herë të parë. Jam krenare që i kam takuar këtij grupi shumë të fortë dhe trim. Unë isha mjekja natyrisht. Dy-tri herë kam mbajtur armë, jo më shumë. Dhe jo për të vrarë po për mbrojtje. Të gjendeshim në një territor ku nuk është territor i UÇK-së është shumë më vështirë”, tregon ajo.

(Kosova Sot Online)