Ia mori paratë dhe e mashtroi se do t’ia rregullonte një vizë sllovene, arrestohet istogasi

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 09:49
Ia mori paratë dhe e mashtroi se do t’ia rregullonte një vizë sllovene, arrestohet istogasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Muzhevinë e Istogut, meqenëse i njëjti ka mashtruar një burrë tjetër se do t’ia rregullojë një vizë sllovene dhe ia kishte marrë paratë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Muzhevinë, Istog,  09.02.2021 – 13:00. Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)