
Lexoni edhe:
Qeveria e kishte dhënë premtimin për ta luftuar krimin, qytetarët po e presin veprimin e saj kunder krimit në Gjyqësor e Prokurori!
Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim 12 orësh me Rusinë, në mënyrë që të bëhet i mundur evakuimi i banorëve nga territori ukrainas. Armëpushimi zgjat nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës.
CNN raporton se lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Ajo u shpreh se Ukraina do të pranojë rrugët ose korridoret humanitare të propozuara nga Moska, për të larguar qytetarët.
“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.
Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes korridoreve humanitare në zonat e mëposhtme:
Energodar-Zaporizhia
Sumy-Poltava
Mariupol-Zaporizhia
Volnovakha-Pokrovsk
Izium-Lozova
Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev
Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti, evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.
“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i raketave dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, tha ajo.
Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.
(Kosova Sot Online)