Qeveria e kishte dhënë premtimin për ta luftuar krimin, qytetarët po e presin veprimin e saj kunder krimit në Gjyqësor e Prokurori!

Qeveria e kishte dhënë premtimin për ta luftuar krimin, qytetarët po e presin veprimin e saj kunder krimit në Gjyqësor e Prokurori!
Qeveria e kishte dhënë premtimin për ta luftuar krimin, qytetarët po e presin veprimin e saj kunder krimit në Gjyqësor e Prokurori!

Xhevat Meha

  • 09 March 2022 - 07:53

Shkruan:Analist- Xhevat Meha

Një vit mandat dhe asnjë veprim, fjalë po e veprim jo. Kjo për mua është thyerje e besimit të marr qytetar. Më e keqja për qytetarët e Kosovës është se përderisa prijësit e listës fituese bile kohë-pas-kohe ofrojnë fjalë (deklarata) se do të veprojnë, prijësit e partive politike opozitare nuk shprehin as edhe preokupimin më të vogël, nuk është në programin e tyre politik.

-Këshilli gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkursin për Kryetar të Gjykatës Komerciale, si fillim i ndërtimit të gjykatës komerciale. Kohe më parë Këshilli Prokurorial ka shpallur konkursin për Kryeprokuror. Te dy këto insiticione shtetërore ka shume vite që janë institucione të dështuara, nuk kanë krijuar sistem të zbatueshmërisë së ligjit e në vend të kësaj kanë siguruar pandëshkueshmërin e krimit. Shpallja e këtyre konkurseve është vazhdimi i punës së tyre të deritanishme të paprekur.

Qeveria e tanishme nga marrja e mandatit nuk ka kryer as edhe një veprim të vetëm që të ndryshoj punën e deritanishme të këtyre dy institucioneve kështu që këto vazhdojnë lirshëm, që në anglisht e quajnë "business as usual". Qeveria e tanishme, ka marrë mandatin nga besimi i qytetareve në listën e koalicionit fitues se do të ofrojnë ndryshimin nga sigurimi i pandëshkueshmërisë në ndëshkimin e krimit.

Një vit mandat dhe asnjë veprim, fjalë po , e veprim jo. Kjo për mua është thyerje e shkelje besimit të marr qytetar. Më e keqja për qytetarët e Kosovës është se përderisa prijësit e listës fituese bile kohë-pas-kohe ofrojnë fjalë (deklarata) se do të veprojnë, prijësit e partive politike opozitare nuk shprehin as edhe preokupimin më të vogël, nuk është në programin e tyre politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".