Miratohet Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Kurti thotë se e hap rrugën për aplikim për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 11:15
Miratohet Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Kurti thotë se e hap rrugën për aplikim për anëtarësim në BE

Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin Kombëtar të Kosovës për Zbatimin e MSA-së.

Gjatë prezantimit para kabinetit qeveritar, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ky program mbulon fushën politike, ekonomike dhe fushat sektoriale.

“Kam kënaqësinë që të paraqesë para jush sot Planin Km betar për Zbatimin e MSA-së, 2022-2026. Ky program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane. Këto reforma mbulojnë fushat e kritereve politike, ekonomike dhe fushat sektoriale në kuadër të kapitujve në tri blloqe. Programi përmbana masa afatshkurta legjislative dhe zbatuese dhe objektiva afatmesme”, tha Gërvalla.

Më tutje ajo tha se për këtë program nga buxheti i Kosovës do të ndahen mbi 45 milionë euro.

Ndërkaq mbi 20 milionë të tjera ajo tha se do të ndahen nga donatorët.

“Programi përmbana gjithsej 236 masa, 89 masa legjislative dhe 147 masa zbatuese. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar të jetë 46.112.19 euro. Nga të cilat 25.557.613 euro janë nga buxheti i shtetit dhe 20.453.606 euro nga mbështetja e donatorëve si BE-ja dhe donatorët bilateral”, tha ajo.

Ndërkaq kryeministri Kurti tha se miratimi i këtij plani i hap rrugë Kosovës që këtë vit të aplikojë për anëtarësim në BE.

(Kosova Sot Online)