Abdixhiku për vdekjen e Haki Rugovës: Me dhimbje të thellë mora lajmin, vepra e tij do të kujtohet përjetësisht

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 11:32
Abdixhiku për vdekjen e Haki Rugovës: Me dhimbje të thellë mora lajmin, vepra e tij do të kujtohet përjetësisht

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rugova pas vdekjes së familjarit të tyre, ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.

Në telegram thuhet se Rugova ka qenë personalitet dhe veprimtar i dalluar i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dhënë shembullin e përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës.

“Ai gjatë gjithë jetës u angazhua pandalshëm në proceset e vështira nëpër të cilat kaloi Kosova. Për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike dhe do të mbetet model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues.

Haki Rugova u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. Ndarja nga jeta e tij lë një zbrastirë të madhe jo vetëm për familjen, po edhe për gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, ndërsa LDK-ja humbi veprimtarin e madh të saj”, thuhet në telegram.

Telegrami i plotë:

“E nderuara familje Rugova,

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-nënkryetarit të LDK-së, ish-kryetarit të komunës së Istogut e të më të dashurit tuaj, Haki Rugova.

Haki Rugova ishte një personalitet dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dhënë shembullin e përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës. Ai gjatë gjithë jetës u angazhua pandalshëm në proceset e vështira nëpër të cilat kaloi Kosova. Për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike dhe do të mbetet model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues.

Haki Rugova u nda fizikisht nga ne, por vepra e tij do të kujtohet përjetësisht. Ndarja nga jeta e tij lë një zbrastirë të madhe jo vetëm për familjen, po edhe për gjithë qytetarët e Istogut dhe gjithë Kosovës, ndërsa LDK-ja humbi veprimtarin e madh të saj.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, qytetarëve të Istogut dhe të Kosovës.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”

(Kosova Sot Online)