Momente kritike për vendin, Ukraina ndalon eksportet e mallrave kryesore

  • G.G /
  • 09 March 2022 - 12:59
Momente kritike për vendin, Ukraina ndalon eksportet e mallrave kryesore

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin, sipas një rezolute, raporton CNN.

“Kjo do të thotë një ndalim de facto i eksportit”, thuhej në deklaratën e kabinetit.

Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko tha se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë” dhe “për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.

Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore në Evropë, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian.

Të kombinuara, Rusia dhe Ukraina janë përgjegjëse për pothuajse 30% të eksporteve globale të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.

Ukraina kishte qenë në rrugën e duhur për një vit rekord të eksporteve të grurit përpara pushtimit, ndërkohë që eksportet e grurit të Rusisë po ngadalësoheshin, sipas Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së.

(Kosova Sot Online)