Klitschko – qytetarëve: Mbrojeni të ardhmen, Putini dëshiron ta rindërtojë perandorinë ruse

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 14:55
Klitschko – qytetarëve: Mbrojeni të ardhmen, Putini dëshiron ta rindërtojë perandorinë ruse

Kryetari i bashkisë së Kyivit, Vitali Klitschko i ka bërë thirrje popullit të Ukrainës që të “mbrojnë të ardhmen tonë” kundër dëshirës së presidentit rus Vladimir Putin për të “rindërtuar perandorinë ruse”.

Duke folur për CNN, Klitschko tha se Kyivi ka burime të mjaftueshme për të zgjatur një ose dy javë nëse trupat ruse do të arrinin të rrethonin kryeqytetin, ku së fundmi ai ka vizituar pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ukrainase.

“U them njerëzve që nuk dorëzohemi kurrë, sepse është toka jonë, është qyteti ynë, është familja jonë. Ne mbrojmë të ardhmen tone. Arsyeja e luftës, nga pala ruse, në fakt është e pakuptimtë.

Arsyeja pse Putini e bën këtë luftë është sepse ne duam të jemi një vend demokratik evropian dhe Putin dëshiron të rindërtojë perandorinë ruse. Pa Ukrainën është e vështirë të bëhet. Është ëndrra e tij për të rindërtuar Bashkimin Sovjetik. Ne ishim në BRSS dhe nuk duam të kthehemi në BRSS”, tha ai.

Sot ushtria ukrainase ra dakord për një armëpushim të ri 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të largohen përmes korridoreve të evakuimit nga disa qytete.

(Kosova Sot Online)