Ish-ministri gjeorgjian shkon për të luftuar në Ukrainë

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 15:32
Ish-ministri gjeorgjian shkon për të luftuar në Ukrainë

Ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Irakli Okryashvili i është bashkuar Legjionit Ndërkombëtar të Ushtrisë së Ukrainës.

“Irakli Okryashvili në Ukrainë me vullnetarë gjeorgjianë po na ndihmon në luftën kundër pushtuesve rusë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Okriashvili shkoi në Ukrainë me vullnetarë të tjerë gjeorgjianë, shtuan ata.

Irakli Okriashvili ishte kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në vitin 2006. Para kësaj, ai ishte ministër i Brendshëm.

(Kosova Sot Online)