Izraeli evakuon dhjetë fëmijë me kancer nga Kyivi

  • E. /
  • 09 March 2022 - 15:40
Izraeli evakuon dhjetë fëmijë me kancer nga Kyivi

Ambasadori izraelit në Rumani, David Saranga dhe kolegët e tij evakuuan dhjetë fëmijë ukrainas me kancer nga Kyivi në Izrael. 

Qendra Mjekësore Izraelite e Fëmijëve, Schneider ka siguruar një ekip mjekësor dhe një avion për t’i transportuar fëmijët dhe prindërit e tyre, shkruan Times of Israel.

Një avion me fëmijë të sëmurë rëndë u ul sot në Izrael dhe është publikuar një video që tregon se ata dhe prindërit e tyre janë më në fund të sigurt.

Fëmijët do të transportohen në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve Schneider.

(Kosova Sot Online)