33 vjeçari qëllohet me breshëri, në veturë me të ishte edhe nëna e tij

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 22:13
 33 vjeçari qëllohet me breshëri, në veturë me të ishte edhe nëna e tij

38 vjeçari Admir Bajri është qëlluar me armë zjarri në lagjen Dobraç sapo ka ndalur makinën e tij tip “Benz” para një supermarketi. Bashkë me të ndodhej edhe mamaja e tij.

Sapo ka ndaluar makinën autorët të cilët ende nuk janë identifikuar kanë qëlluar ndaj tij me breshëri.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

(Kosova Sot Online)