Si mund t’i përgjigjet Qeveria e Kosovës rritjes së çmimeve?

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 20:30
Si mund t’i përgjigjet Qeveria e Kosovës rritjes së çmimeve?

Profesori Ujkan Bajra thotë se qeveria e Kosovës mund t’i përgjigjet rritjes së çmimeve të produkteve në disa mënyrë. Fillimisht thotë se duhet analizuar mirë, në mënyrë që të mos kemi efekte të tjera në ekonomi.

 Bajra ka shpjeguar se si mund të ndihet dora e shtetit në rastin që po kalon Kosova.

“Këto çmime janë të afektuara prej lëvizjeve të çmimeve në tregun global. Kosova, 60 deri 70 për qind të produkteve i ka prej importit e në këtë rast gjasat apo mundësitë për të ndikuar qeveria janë më të vogla megjithatë mendoj që mundet me ndërmarrë masa në kuptimin e politikave fiskale që sadopak me zbut”, thekosn Bajra.

(Kosova Sot Online)