SHBA aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 20:43
SHBA aktivizon në Shqipëri Shtabin e Forcave Speciale për Evropën

Aktivizohet në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë. Ky shtab do ofrojë ekspertizë të lartë dhe do të sigurojë ndërveprueshmëri me Forcat Speciale shqiptare, por edhe me ato të rajonit.

Për ambasadoren amerikane Yuri Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë.

“Vitin e kaluar mikpritët “Defender ‘21” duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria ndoshta për habi të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane”, u shpreh ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

(Kosova Sot Online)