Ukraina me ligj të ri, civilëve ju lejohet vrasja e ushtarëve rusë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 08:33
Ukraina me ligj të ri, civilëve ju lejohet vrasja e ushtarëve rusë

Ligji i ri që lejon civilët ukrainas të vrasin ushtarët rusë ka hyrë në fuqi të mërkurën në mbrëmje dhe do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa zgjatë gjendja e luftës në Ukrainë.

Sipas ligjit, nuk do të ketë pasoja për vrasjen e ushtarëve rusë dhe qytetarët ukrainas do të kenë mundësi të përdorin armët personale gjatë aktiviteteve luftarake.

Sidoqoftë, më vonë u njoftua se përgjegjësia penale është e mundur vetëm në një rast, më saktë nëse civilët nuk dorëzojnë armë dhe municione të papërdorura jo më vonë se 10 ditë nga data e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)