Zëvendëspresidentja Harris nga Polonia: Rusia duhet ta paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 11:28
Zëvendëspresidentja Harris nga Polonia: Rusia duhet ta paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, thotë se do të diskutojë me Poloninë çështje që do ta detyrojnë Rusinë të paguajë një çmim për pushtimin e saj në Ukrainë, raporton Reuters.

Duke folur sot nga Varshava, ajo tha gjithashtu se Polonia po bën “punë të jashtëzakonshme” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Pas Varshavës ajo do të udhëtoëj për në Bukuruesht të Rumanisë.

Vizita e Harris në Poloni vjen pas vizitës së kryediplomatit amerikan, Antony Blinken në shtetin anëtar të NATO-s.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se ShBA-ja do ta mbrojë çdo inq të shteteve anëtare të NATO-s pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.

(Kosova Sot Online)