Qytetarët në ‘panik’: Blihet gjithë vaji që kishte një prej marketeve më të mëdha në vend

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 11:12
Qytetarët në ‘panik’: Blihet gjithë vaji që kishte një prej marketeve më të mëdha në vend

Qytetarët janë alarmuar së fundi sa i përket rritjes së çmimeve. Filloi nga rritja e çmimit të faturës së energjisë elektrike, vazhdoi në produktet ushqimore e deri tek derivatet.

Por “krizë” e madhe është bërë së fundi në vend sa i përket gjetjes së një shishe vaji në marketet e shumta.

Qytetarët janë shqetësuar shumë për ngritjen e çmimit edhe më shumë në vaj teksa kanë mbledhur në çdo market të mundshëm secilin prodhim të vajit.

E një gjë e tillë është dëshmuar sot edhe në një prej marketeve në Fushë-Kosovë.

Në raftin ku zakonshëm mund të shihje plot me shishe të vajit, sot nuk pati as edhe një të vetme.

Raftet janë zbrazur tërësisht, për shkak të frikës së rritjes edhe më të madhe të çmimit.

Aktualisht, litra e vajit në Kosovë kushton mesatarisht 2 euro, e ishte paralajmëruar që ky çmim të shkojë deri në 3 euro.

Vetëm dje në një prej marketeve çmimi i vajit brenda pak orëve ka lëvizur nga 1.85 cent në 2.19 cent.

E lidhur me këto ndryshime kaq të mëdha në produkte të cilat prodhohen edhe në Kosovë, inspektorati veçse ka filluar hetimet.

Dje është bërë e ditur se inspektorët kanë filluar kontrollet në marketet e shumta në vend për të parë nga afër mashtrimin dhe vjedhjen që po iu bëhet drejtpërdrejt qytetarëve.

Në kohën kur në një vend po luftohet për mbijetesë, në Kosovë marketet po ua bëjnë edhe më të vështirë jetën qytetarëve të cilët mezi ia dalin me rrogat të cilat marrin në vendin tonë.

Më poshtë shihni pamjet e një prej marketeve ditën e sotme.

(Kosova Sot Online)