Osmani: Maqedonia është tërësisht e varur nga gazi rus

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 14:52
Osmani: Maqedonia është tërësisht e varur nga gazi rus

“Ne jemi tërësisht të varur nga gazi rus, shtëpitë tona nuk janë të lidhura me gaz por është industria, përshembull ngrohtorja e Shkupit. Por vendimet tona janë në koordinim me BE-në”, thotë kështu në një intervistë për Makfax, ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, Rusia nuk ka potencial ekonomik të rrezikojë botën.

“Mund të sjellë deri në çrregullime, por më duhet të citoj presidentin amerikan i cili thotë se duhet të paguhet një çmim i caktuar. Ne jemi anëtar i NATOs dhe kemi qasje deri te të gjitha informatat. Nuk ka informatë se ndonjë kërcënim në rajon apo diçka do të ndodhë”, thotë Osmani.

Në pytejen pse nuk është reaguar për situata të ngjashme në botë, por reagohet tani për Rusinë, Osmani thotë:

“Tani po rrënohen principet e sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo do të thotë se po kthehen principet e xhunglës, shtetet e mëdha t’i pushtojnë të voglat”.

Ai paralajmëroi takime me palën bullgare, të cilat pritet të mbahen në Shkup.

(Kosova Sot Online)