Pasi fitoi 100 mijë dollarë në lotari, amerikani del në pension të parakohshëm

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 15:42
Pasi fitoi 100 mijë dollarë në lotari, amerikani del në pension të parakohshëm

Lotaria “Powerball” ia rriti pasurinë Emmanuel Sumigcayt të Virginias nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ky i fundit, luajti së fundmi.

Sumigcay fitoi 100 mijë dollarë, derisa i kishte zgjedhur datat e rëndësishme të familjes për numra në lotari.

Derisa po punonte në turnin e tretë ,Sumigcay mori lajmin nga lotaria se ka fituar shpërblimin, e më pastaj e njoftoi gruan menjëherë.

Kjo shifër e fituar do t’ia mundësojë atij të dalë në pension të parakohshëm.

(Kosova Sot Online)